Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today05/05/2022
Një tufë prej 10 dronësh të ndezur ngrihen në një pyll në Kinë, më pas kalojnë rrugën e tyre midis degëve të rrëmujshme, shkurreve dhe mbi tokë.
Eksperimenti, i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin Zhejiang, ngjall skena nga fantashkenca – dhe autorët në fakt citojnë filma të tillë si “Star Wars”, “Prometheus” dhe “Blade Runner 2049” në prezantimin e punës së tyre.
“Këtu, ne bëjmë një hap përpara (për) një të ardhme të tillë”, ka shkruar ekipi, i udhëhequr nga Xin Zhou, përcjell Telegrafi.
Në teori, ka një mori aplikimesh në botën reale.
Por teknologjia është dashur të përshtatet në mënyrë që robotët fluturues të mund të përshtaten me mjediset e reja pa u përplasur me njëri-tjetrin ose me objekte, duke rrezikuar kështu sigurinë publike.
“Kjo është hera e parë që ka një tufë dronësh që fluturojnë me sukses jashtë në një mjedis të pastrukturuar, në natyrë”, ka thënë Enrica Soria, eksperte në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim.
Sipas saj, eksperimenti ishte “mbresëlënës”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)