Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/07/2023
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka bërë të ditur se Drejtoria e Inspekcionit sot ka ndaluar punimet në vendpunishtet në të cilat kishte nisur ndërtimi i objekteve pa përfillur procedurat ligjore.
Atiq ka shtuar se punimet nuk do të vazhdojnë deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.
“Drejtoria e Inspekcionit nga komuna e Mitrovicës Veriore ka vizituar vendpunishtet në të cilat kanë filluar ndërtimet e objekteve pa përfillur procedurat ligjore. Në mungesë të dokumentacioneve, janë vendosur shiritat me të cilat ndalohet vazhdimi i punëve deri në plotësimin e kritereve sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Atiq.
Kryetari Atiq më tej ka inkurajuar qytetarët, që t’i përfillin rekomandimet e institucioneve dhe për çdo investim të tyre të plotësohen kriteret të cilat parashihen me ligj, në të kundërtën siç ka theksuar ai “drejtoria e inspekcionit do të veproj konform ligjeve në fuqi”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)