play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Drejtori i Policisë për ngjarjet në veri: Janë hapur raste penale, jemi duke kryer hetime

today02/08/2022

Background
share close

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë në procedurë të hetimeve sa i përket ngjarjes së fundit në veri të vendit.

Mehmeti ka thënë se janë hapur raste penale, por duke mos dhënë më shumë detaje rreth hetimeve.

“Janë hapur raste penale, jemi në procedurë të hetimit, është vetëm një ditë prej kur janë tërheq, është ende herët të flitet sa njerëz janë duke u hetuar, kur i kemi informacionet e sakta do të dalim në publik”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së diel, një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi.

Tensionimi i situatës bëri që Qeveria e Kosovës ta shtyjë për muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla. /Reporteri.net

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%