play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Dita e fundit e gjyqit – Amber Heard thotë se e bëri shkrimin në Washington Post sepse Johnny Depp është një njeri i fuqishëm

today27/05/2022

Background
share close

Pas gjashtë javësh të betejës ligjore Johnny Depp kundër Amber Heard, dita e fundit e gjyqit është thuajse shumë afër dhe pak orë deri në përfundim të plotë.

Kjo është dita e 24-të që ish-çifti janë në gjykatë, me të dy grupet e ekipeve ligjore që pritet të kenë afërsisht dy orë për të lënë përshtypjen përfundimtare përpara se juria të marrë vendimin e tyre.

Prandaj, ka mundësi që rezultati i gjyqit të mësohet më vonë sot, ose mund të zbulohet në fillim të javës së ardhshme. Vlen të kihet parasysh se të hënën është festë publike në SHBA, kështu që nëse sonte nuk merret një vendim, më e hershmja që do të zbulohet është dita e martë, shkruan Marca.

Ekziston gjithashtu një transmetim me video i gjyqit Depp kundër Heard, kështu që mund të shikoni ngjarjet që zhvillohen pa pasur nevojë të largoheni nga kjo faqe.

Për një përmbledhje, do të kemi përditësime me tekst të momenteve më të rëndësishme, përveç lajmeve në lidhje me gjyqin.

Teksa po i afrohemi fundit të gjyqit, vlen të kujtojmë se Depp po e padit Heardin për një shumë prej 50 milionë dollarësh për shkak të një rubrike të abuzimit në familje që ajo shkroi në Washington Post në 2018, ndërsa ajo ka paditur për 100 milionë dollarë.

Pas deklaratave përmbyllëse të kësaj të premteje, një juri prej shtatë personash pritet të japë një vendim, megjithëse – siç u përmend më lart – kjo mund të zbulohet në javën e ardhshme.

Përse Amber Heard shkroi një opinion-editorial?
Amber Heard deklaroi të enjten se ajo shkroi shkrimin në Washington Post sepse Johnny Depp është një njeri i fuqishëm.

“Unë e di se sa njerëz do të dalin në mbështetje të tij, kjo është fuqia e tij. Kjo është arsyeja pse kam shkruar opinion – editorial” tha Heard. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%