Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today31/01/2023
Përfaqësues të Qeverisë dhe Presidencës tashmë kanë arritur në objektin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në diskutimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicës serbe, që pritet të nisë pas pak, shkruan Reporteri.net.
Në objektin e Ambasadës së SHBA-së, tashmë ka arritur shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, ministrat Nenad Rashiq, Emilija Rexhepi, Elbert Krasniqi e po ashtu edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Këta të fundit, s’dihet nëse kanë shkuar në cilësinë e përfaqësuesve të Vetëvendosjes apo të Qeverisë.
Në takim kanë arritur edhe përfaqësues nga Presidenca, shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela dhe Bekim Sejdiu.
Aty ka arritur edhe Lutfi Haziri si përfaqësues nga LDK.
Në takim janë duke marrë pjesë edhe ambasadorë, zyrtarë partiakë, e pjesëtarë nga shoqëria civile.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)