Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/03/2022
Dje në Nju York, Kosova dhe Timori Lindor, kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Nënshkrimi u bë në ambientet e Misionit Permanent të Republikës Demokratike të Timorit Lindor në OKB. Për këtë formalitet, njoftoi Konsullata e Kosovës në Nju Jork dhe Ministria e Jashtme, pa thënë asnjë fjalë se njohja kishte ndodhur në vitin 2012.
Për ngjarjen ka njoftuar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork.
“Në emër të Republikës së Kosovës marrëveshjen e nënshkroi Ambasadori Frymëzim Isufaj, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork, ndërsa në emër të Republikës Demokratike të Timorit Lindor marrëveshjen e nënshkroi Ambasadori Karlito Nunes, Përfaqësues i Përhershëm i Timorit Lindor në OKB” thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se Kosova do të vazhdojë të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtete tjera sic thuhet njohëse. Timor Lindor e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2012.
“Në këtë kohë të sfidave globale dhe agresionit me të cilin po perballet bota demokratike, forcimi i pozitës sonë diplomatike anëkënd botës është i një rëndësie të veçantë, prandaj Republika e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj për të vendosur marrëdhënie diplomatike edhe me vende të tjera njohëse, për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me interes të përbashkët.
Rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervalla e cila ka falënderuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, “për angazhimin e saj konkret, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, Misionit të Republikës së Kosovës në Nju Jork, zëvendësministrit Kreshnik Ahmeti, Akademisë Diplomatike të MPJD-së, të gjithë diplomatëve dhe nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të cilët kontribuan në këtë sukses”.
Timori Lindor ka njohur Kosovën në nëntor të vitit 2012. MPJ e cila atë kohë udhëhiqej Ministri Hoxhaj kishte publikuar letrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet kishte njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Kam nderin që t’ju përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë”, thuhej në letrën që i ishte dërguar ministrit Hoxhaj.
Dy muaj më herët, në shtator të vitit 2012, kishte vizituar Timorin Lindor.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)