play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Detaje për arrestimin e 50 zyrtarëve policorë në rastin “Pika”, edhe disa të tjerë janë në arrati

today14/03/2022

Background
share close

Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarë policor e doganor në pika kufitare, të cilët dyshohen për marrje ryshfeti.

Gjatë një conference për medie, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor ku tha se aksioni është zhvilluar pas një periudhe hetimore një vjeçare.

“Dy prokurë kanë qenë të angazhuar në hetime, gjatë fazës së hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme se ata po marrin ryshfet në pikat doganore”, është shprehur Lumezi.

Tutje, kryeprokurori i shtetit deklaroi se edhe mbi 10 persona janë në arrati.

“Sot jemi njoftuar se janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga policia e Kosovës, dhe dy nga shërbimi doganor i Kosovës. Ndërsa personat tjerë janë në arrati, dhe disa nuk janë shtetas të Kosovës”, njoftoi ai.

Lumezi deklaroi se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe disa telefona mobil dhe e vlerësoi si të suksesshëm operacionin e sotëm.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se zyrtarët policorë të cilët janë arrestuar sot dyshohen se janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit.

Hodaj në konferencën e thirrur për media ka deklaruar se tashmë kanë dhënë rekomandimin për suspendim të 50 zyrtarëve.

“Ata janë arrestuar për keqppërdorim të pozitës zyrtare, ekziston dyshimi se të arrestuarit janë të përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale, të marrjes së ryshfetit. U është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë, dhe të njëjtit është dhënë rekomandimi për suspendim nga puna”, deklaroi ai.

Ndërkaq, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se do të ndërmarrin masa ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *