Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Tifozët “Dardanët” kanë bërë thirrje për mobilizim të të gjithëve para ndeshjes me Qipron, e cila është mjaft e rëndësishme për Kosovën.
Verdhekaltrit gjenden në një pozitë jo fort të lakmueshme pasi një humbje eventuale nga qipriotët mund t’i zbresë ata në Ligën D, shkruan “Gazeta Express”.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tifozëve “Dardanët”:
Secili që do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të rreshtohet me zemër në përkrahje të Kombëtares së Kosovës për një ndeshje kaq jetike.
Bëjmë thirrje për mobilizim. Kërkojmë bashkim. Nuk duam përçarje!
Të gjithë i duam në stadium: -edhe ata që pajtohemi, por edhe ata që pajtohemi më pak. Kosova është e të gjithë ne. Njëherë e mirë t’i lëmë anash dasitë dhe t’i dalim zot vendin tonë.
Koha të mos i nënshtrohemi debateve virtuale, por t’i japim jehonë një atmosfere çfarë i ka hije popullit të Kosovës.
Anëtarët e Dardanëve luten të konsultohen dhe kontaktojnë përfaqësuesit e qyteteve respektive për t’u pajisur me bileta. Bëjmë thirrje për shkallë të ndërgjeshmërisë. Nuk do të tolerohet nga kryesia e Dardanëve asnjë abuzim me shpërndarjen e biletave. Besa, besë!”. /Gazeta Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)