play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

CNN: Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin – zyrtarët e Mbrojtjes po punojnë për të monitoruar çdo lëvizje kineze në rajon

today01/08/2022

Background
share close

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë tajvaneze dhe një zyrtari amerikan, shkruan CNN.

Dhe një lajm i tillë vjen pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës së Joe Biden, të cilët janë të shqetësuar për reagimin e Kinës ndaj një vizite të tillë të profilit të lartë.

Ndalesa – e para për një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në 25 vjet – nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosit dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tashmë në një pikë të ulët.

Sipas CNN, zyrtarja tajvaneze shtoi se ajo pritet të qëndrojë në Tajvan gjatë natës.

Megjithatë, është e paqartë se kur saktësisht Pelosi do të zbresë në Taipei.

Ndërsa zyrtari amerikan ka shtuar se zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes po punojnë gjatë gjithë kohës për të monitoruar çdo lëvizje kineze në rajon dhe për të siguruar një plan për ta mbajtur atë të sigurt.

Çështja e Tajvanit, një ishull vetëqeverisës që Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj, mbetet një nga më të diskutueshmet.

Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping diskutuan rreth kësaj çështje edhe gjatë në një telefonatë dy orë e 17 minuta të enjten, ndërsa tensionet u rritën midis Uashingtonit dhe Pekinit.

“Çështja e Tajvanit është çështja thelbësore më e ndjeshme dhe e rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”, ka thënë ambasadori kinez në SHBA, Qin Gang në Forumin e Sigurisë në Aspen në korrik.

Biden tha muajin e kaluar se ushtria amerikane kundërshtoi vizitën e Pelosit në Tajvan, megjithëse që atëherë ka refuzuar të shtjellojë paralajmërimet.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se është vendim i kryetares së Dhomës se ku do të udhëtojë dhe se ata kanë “pak për të thënë” rreth një vendimi të saj.

Zyrtarët e administratës janë të shqetësuar se udhëtimi i Pelosit vjen në një moment veçanërisht të tensionuar, pasi Xi pritet të kërkojë një mandat të tretë të paprecedentë në kongresin e ardhshëm të Partisë Komuniste Kineze.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%