play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Cilët persona i duan macet dhe cilët i duan qentë?

today05/02/2024

Background
share close

Edhe pse ka njerëz të cilët njësoj i duan edhe qentë, edhe macet, të gjithë e dimë mirë që tema e rivalitetit të përhershëm midis adhuruesve të maceve dhe adhuruesve të qenve kurrë nuk shuhet

Facebook-u ka bërë një hulumtim te më shumë se 160.000 njerëz, me ç’rast janë marrë parasysh vetëm ata të cilët kanë mace apo qen.

Në bazë të përmbajtjes së profileve të tyre kanë arritur në përfundimin dhe i janë përgjigjur pyetjes – çfarë janë në të vërtetë njerëzit të cilët i duan macet, por edhe çfarë janë njerëzit të cilët i duan qentë?

Përfundimi kryesor është që ata që i duan macet kryesisht janë të vetmuar dhe shpesh të pikëlluar, ndërsa ata të cilët i duan qentë janë të lumtur dhe kanë shumë miq.

Personat të cilët kanë mace shpesh janë të lodhur nga çdo gjë, ndërsa personat të cilët kanë qenë janë më aktivë, më parë shqetësohen për çfarëdo problemi.

Megjithatë, edhe pse adhuruesit e qenve kanë më shumë miq, së paku kështu tregojnë profilet, adhuruesit e maceve janë të ftuar në shumë më tepër ngjarje shoqërore, transmeton Telegrafi.

Personat të cilët preferojnë macet më shpesh nuk kanë partnerë, mirëpo gjithnjë e më shumë ndihen më të dashur se adhuruesit e qenve.

Kur është fjala për filmat dhe librat, shijet e tyre, gjithashtu, dallojnë.

Adhuruesit e qenve më shumë janë për drama, por edhe për libra dhe filma me plot emocione, derisa adhuruesit e maceve më shumë duan të shikojnë apo të lexojnë filma të mirë.

Adhuruesit e maceve më shpesh jetojnë në qytete, ndërsa adhuruesit e qenve kryesisht në paralagje dhe në fshatra.

Është me rëndësi të merret parasysh që konkluzionet e këtij studimi janë marrë në bazë të Facebook-ut dhe përmbajtjeve të cilat njerëzit i publikojnë në këtë rrjet. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%