play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Cilat janë perimet më të mira për diabetikët

today26/05/2023

Background
share close

Sëmundja e diabetit të tipit 2 jo domosdoshmërisht nënkupton nevojën për kufizimin e shumë ushqimeve të shijshme.

I tillë është rasti i perimeve të cilat jo vetëm janë të shijshme por edhe të ngopin.

Perimet duhet të jenë pjesë e rëndësishme e regjimit ushqimor të një diabetiku.

Të listuara në këtë artikull do të gjeni perimet më të rëndësishme për diabetikët.

Perimet më të mira për njerëzit që vuajnë nga diabeti i Tipit 2.

Perimet me nivel të ulët glicemie

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim.

Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni.

Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie.

Perimet më të mira për diabetikët, të cilat kanë një nivel të ulët glicemie janë:

  • Argjinaret,
  • Shpargu,
  • Brokoli,
  • Lulelakra,
  • Sallata jeshile,
  • Patëllxhani,
  • Specat,
  • Spinaqi,
  • Selinoja.

Perimet e pasura me nitrate

Nitratet janë kimikate të formuara natyralisht tek perimet. Këto substanca ulin nivelin e tensionit në gjak dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Perimet më të pasura me nitrate janë:

  • Rukola,
  • Panxhari,
  • Sallata jeshile,
  • Selinoja.

Perimet e pasura me proteinë

Ushqimet e pasura me proteinë i mbajnë njerëzit të ngopur për më gjatë dhe ato janë të rëndësishme për diabetikët.

Ndër ushqimet më të mira me proteinë mund të përmendim:

  • Spinaqi,
  • Shpargu,
  • Barishtet e egra,
  • Brokoli,
  • Lakrat e vogla,
  • Lulelakra.
  • Perimet e Pasura Me Fibër

Fibra është shumë e rëndësishme për shëndetin e një diabetiku.

Sasia e saktë ditore e fibrës është 25 gramë për gratë dhe vajzat dhe 38 gramë për burrat dhe djemtë.

Frutat dhe perimet më të pasura me fibër janë:

  • Karrotat,
  • Panxhari,
  • Brokoli,
  • Argjinarja,
  • Lakrat e vogla,
  • Avokado.

Diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm në uljen e sasisë së karbohidrateve dhe rritjen e sasisë së proteinës dhe fibrës nëpërmjet konsumit të rregullt të frutave dhe perimeve./AgroWeb/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%