play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Çifti që shpenzoi 58 milionë euro për dasmën në Paris

today01/12/2023

Background
share close

Të bësh një dasmë madhështore në Paris ka shpenzime. 58 milionë euro të mjaftojnë të marrësh me qira Château Villette për ceremoninë, akomodimin për një natë në Pallatin e Versajës, një koncert privat nga Maroon 5, një drekë private në Suitën Chanel Haute Couture në Ritz, një darkë provash në Opera dhe festa nën Harkun e Triumfit, aeroplanë privatë për të ftuarit, akomodim luksoz me pesë yje, shëtitje përgjatë Seine dhe, sigurisht, Dior krijon një fustan ëndrrash.

“Fatin” e kishte influencuesja dhe trashëgimtarja amerikane Madelaine Brockway (26 vjeç) e cila u martua me agjentin e muzikës Jacob LaGrone, më 18 nëntor, në atë që tashmë është quajtur “dasma e shekullit”. Ajo është një miliardere. Ose më mirë të themi, babai i saj, Robert “Bob” Brockway, është një manjat i suksesshëm që shërben si president dhe CEO i Bill Ussery Motors. Ai është i martuar me Paula Brockway, nënkryetare e degës së Mercedes-Benz Coral Gables.

Sipas disa mediave amerikane, pak javë më parë Bob shiti dy nga koncesionarët e tij për një shumë afër 650 milionë dollarë. Dhe, sipas disa portaleve në internet, pasuria e të resë do të shkonte në 500 milionë dollarë, megjithëse ekspertë të tjerë ia atribuojnë këtë shifër babait të saj.

Në një mënyrë ose në një tjetër, Brockway është një nga familjet më të pasura në Florida. Anëtarë të ndryshëm të familjes ofrojnë mbështetje të rëndësishme financiare dhe në organizatat bamirëse./A2CNN

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *