play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Çfarë ndodh pasi Këshilli i Ministrave të BE’së të votojë sot për vizat

today09/03/2023

Background
share close

Dosja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë sërish në votim në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE).

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express një zëdhënës i Parlamentit Europian, i cili tregoi edhe datat kur do të votohet për të.

“Këshilli ka miratuar së fundi marrëveshjen për liberalizimin e vizave dhe për shkak se ajo është një marrëveshje e leximit të dytë (qëndrimi i Parlamentit është miratuar në vitin 2019 para zgjedhjeve të mëparshme), ne kemi nevojë që të hedhim në votim prapë në LIBE për të miratuar qëndrimin e Këshillit”.

– referimi për LIBE shpallet në seancë plenare javën e ardhshme, më 13-16 mars

– Votimi i LIBE është planifikuar për 22 mars

Ndërkaq, më në fund, votimi në seancë plenare do të jetë në mes të datave 17 dhe 20 prill, sipas PE-së.

LIBE votoi pro liberalizimit të vizave më 12 janar të këtij viti me 48  vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot është në rend të ditës së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për Çështje të  Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme.

Sipas agjendëssë publikuar të BE-së, aty pritet miratimi i qëndrimit të Këshillit në lexim të parë dhe i deklaratës me arsyetimet e Këshillit tashmë të miratuar nga COREPER (niveli i ambasadorëve).

Gjatë leximit të parë, Këshilli mund të vendosë të pranojë qëndrimin e Parlamentit Europian, me ç’rast akti legjislativ miratohet, ose mund të ndryshojë qëndrimin e Parlamentit dhe ta kthejë propozimin në Parlament për lexim të dytë.

Pas marrëveshjes ndërmjet shteteve anëtare për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas së cilës ajo duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janar 2024, Komiteti i Përhershëm i Përfaqësuesve (COREPER II) ka dhënë miratimin e tij për propozimin më 30 nëntor të vitit të kaluar.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%