play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

CEO i “Astronomer” ribashkohet me gruan e tij pasi e tradhëtoi në sytë e gjithë botës

today01/10/2025

Background
share close

Një moment i vetëm dhe një përqafim në kamer gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, mjaftoi për të përmbysur jetët e disa personave dhe për të ndezur një stuhi të vërtetë në internet.

Në skenën e regjistruar, Andy Byron, 51 vjeç, atëherë CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, u pa në një përqafim të afërt me Kristin Cabot, 53 vjeç, ish-drejtoreshë e burimeve njerëzore dhe njëkohësisht e martuar.

Kur kamera i fokusoi, dyshja u përkul për të fshehur fytyrat, por situata vetëm sa u përkeqësua kur këngëtari Chris Martin tha me shaka nga skena:“Ata ose kanë një aferë… ose janë shumë të turpshëm.”

Pak pas koncertit, të dy dhanë dorëheqje nga kompanitë ku punonin, ndërsa gruaja e Byron, Megan, 50 vjeç, ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale dhe u largua nga shtëpia e përbashkët në Massachusetts.

Daily Mail raporton se çifti Byron është bashkuar sërish, duke u parë së fundmi së bashku në një piknik në plazhin e Kennebunk, Maine, të qetë, të buzëqeshur dhe ende me unazat e martesës në gishta, ndërsa asnjëri nuk ka paraqitur kërkesë për divorc në shtetet ku jetojnë.

Ndërkohë, në anën tjetër të skandalit, Kristin Cabot ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, CEO i markës së rumit Privateer.

“Nuk kishte asnjë aferë. Kristin dhe Andy kishin një marrëdhënie pune dhe miqësi të mirë. Përqafimi ishte i papërshtatshëm, por kjo ishte e gjitha. Ajo e pranon përgjegjësinë për këtë”, deklaroi ish-bashkëshorti i Kristin.

Gjithashtu thuhet se Andrew Cabot ishte në koncert me një tjetër grua, e cila tashmë është partnerja e tij. “Ata ishin të ndarë miqësisht që përpara koncertit”, shtoi ai. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e biznesmenit, e cila deklaroi:

“Vendimi për t’u ndarë ishte marrë përpara koncertit. Nuk do të bëhen komente të mëtejshme.”

Shtëpia e ciftit në Massachusetts tani është bosh, dhe fqinjët shprehen se i shohin rrallë. “I kemi parë të dy, por veçmas. I përshëndesim si fqinj, por nuk kemi kontakte të afërt”, deklarojnë ata.

Skandali mbetet ende një kujtim i freskët në rrjet, por për çiftin Byron, duket se ka shpresë për një fillim të ri, larg kamerave dhe vëmendjes publike./TCH

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *