Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve është lansuar Programi Kombëtar i Muzeve në Kosovë.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se në kuadër të programit të viteve 2022-2023 është paraparë të merren hapa konkret që të kontribuojnë në krijimin e një baze legjislative, programore dhe kapitale për zhvillimin e muzeve në territorin e Republikës së Kosovës.
“Sot ditën e filluam në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës ku prezantuam Programin Kombëtar të Muzeve në Kosovë, një nismë që synon fuqizimin e institucioneve të muzeve dhe zhvillimin e një vizioni të përbashkët për ruajtjen, interpretimin dhe promovimin e veprimtarisë krijuese nga e kalura si dhe edukimin e gjeneratave të reja për rolin e tyre”.
Si hap i parë, sipas Çekut, ka filluar rregullimi i bazës ligjore në fushën e kulturës, ku përfshihen dhe trajtohen edhe muzetë.
“Në këtë kontekst, së bashku me ekipin punues të profesionistëve nga kjo fushë, kemi filluar me studimin e gjendjes ekzistuese të fushës së muzeve në Kosovë. Pas përfundimit të këtij studimi, së bashku do të përcaktohemi për vizionin e institucioneve të muzeve tona, për të sjellur ndryshime pozitive në shoqëri”.
I pari i Kulturës ka njoftuar se gjatë këtij viti do të fillojnë hapat për inventarizim të fondit muzeal i cili gjendet në muzetë e Kosovës.
“Krahas veprimeve në plotësim të bazës ligjore, gjithashtu gjatë këtij viti do të fillojmë me hapat për inventarizim të fondit muzeal i cili gjendet në muzetë e Kosovës, me qëllim që secili artefakt e objekt i cili gjendet në koleksionet e muzeve, të jetë i dokumentuar dhe i regjistruar në Bazën e të dhënave të trashëgimisë kulturore; përkrahjen dhe zhvillimin e projekteve muzeale dhe themelimin e Muzeve të reja kombëtare dhe komunale, duke krijuar kushte adekuate për menaxhim dhe promovim të tyre”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)