play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Britanikja bëhet gruaja më e moshuar në botë pas vdekjes së murgeshësh 116-vjeçare

today02/05/2025

Background
share close

Ethel Caterham nga Surrey, Britania e Madhe është bërë personi më i moshuar në botë në moshën 115-vjeçare, pasi dje ndërroi jetë motra murgeshë Inah Canabarro Lucas, e cila ishte 116 vjeç.

Caterham ka lindur më 21 gusht 1909 dhe është nënshtetasja e fundit e mbijetuar e Mbretit Eduardit VII.

Duke festuar 115-vjetorin e saj në gusht të vitit 2024, ajo tha se sekreti i jetëgjatësisë së saj është që asnjëherë nuk zihej me askënd, dëgjonte dhe bënte atë që donte.

Rekordi i saj i ri është konfirmuar nga Libri i Rekordeve Guinness dhe nga LongeviQuest, një bazë të dhënash për njerëzit më të vjetër në botë, shkruan skynews.

Në ditëlindjen e saj të 115-të, ajo mori një letër nga Mbreti Charles III-të, në të cilën shkruante se ishte “i inkurajuar nga historia personale magjepsëse e Ethelit”.

Caterham ka lindur në Shipton Bellinger në Hampshire dhe është rritur në Tidworth, Wiltshire.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u punësua si dado në një familje ushtarake në Indi.

U kthye në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1931 dhe atje njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, Norman Caterham. U martuan në katedralen e Salisburyt në vitin 1933.

Pesëdhjetë vitet e fundit i ka kaluar duke jetuar në Surrey dhe ka drejtuar vetë veturën deri në moshën 97-vjeçare. Një nga motrat e saj, Gladys, ka jetuar deri në moshën 104-vjeçare. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%