play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Britania e Madhe i vendosë sanksione Millorad Dodikut dhe Zhelka Cvijanoviqit

today11/04/2022

Background
share close

Britania e Madhe ka njoftuar sot se ka sanksionuar politikanët serbë nga Republika Srpska, Millorad Dodik si dhe Zhelka Cvijanoviq nga po e njëjta parti (pra ajo e Dodikut), pasi kanë tentuar të “groposin” legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sanksionet e Dodikut dhe Cvijanoviqit përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e pronës – thuhet ndër tjera në kumtesën e qeverisë britanike, transmeton Telegrafi.

“Këta dy politikanë po tentojnë qëllimisht të groposin paqen e arritur në Bosnje e Hercegovinë. Të inkurajuar dhe trimëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, sjelljet e tyre të pamenduara mirë kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Ballkanin Perëndimor”, tha Sekretarja britanike e Punëve të Jashtme, Liz Truss.

Dodiku është karakterizuar si lider separatist i serbëve të Bosnjës, që filloi veprimet për nxjerrjen e Republika Srpskas nga institucionet kyçe shtetërore – duke përdorur retorikën e rrezikshme nacionaliste, kështu kërcënon paqen në Bosnjë dhe rajon – duke nxitur urrejtje etnike dhe vazhdimisht mohon gjenocidin mbi civilët e Bosnjës të kryer nga forcat serbe.

Zhelka u sanksionua pasi publikisht lartësonte krimet e luftës dhe mohonte gjenocidin e serbëve në Srebrenicë. Qeveria britanike ka theksuar se sanksionet nuk janë vënë kundër Republika Srpskas apo ndaj cilido qytetar – por thjesht janë kundër dy politikanëve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *