Aksionarët e Teslas miratojnë pakon rekorde të pagës për Muskun
Aksionarët e Teslas kanë miratuar një pako rekorde page për shefin Elon Musk, e cila mund ta kapë vlerën e gati 1000 miliardë dollarëve, raporton "BBC". Marrëveshja e paprecedentë, e rekomanduar nga bordi i firmës, u miratua nga aksionarët në mbledhjen e përgjithshme vjetore të firmës të enjten. Sipas marrëveshjes kërkohet që Musk, që është tashmë njeriu më i pasur në botë, ta rrisë në mënyrë drastike vlerën në treg […]