play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

621 Results / Page 6 of 69

Background

Bota

Fluturimet më të gjata në botë – ku më së paku do të kaloni 17 orë në aeroplan

Pak ditë më parë, China Eastern Airlines nisi fluturimin më të gjatë komercial në botë, duke arritur deri në 29 orë midis nisjes dhe mbërritjes. Udhëtimi - nga Aeroporti Pudong i Shangait në Kinë në Ezeiza International, Buenos Aires - mbulon rreth 20,000 kilometra, me një ndalesë dy-orëshe në Auckland, Zelanda e Re, për karburant dhe rotacion të ekuipazhit. Por, ndërsa zyrtarisht merr titullin për udhëtimin më të gjatë, Qantas […]

today12/12/2025

Bota

Fituesja e Nobelit për Paqe s’do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit

María Corina Machado, fituese e “Nobelit për Paqe” do të jetë në Oslo, por nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit. Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Machado, është e sigurt në Oslo pas "një udhëtimi në një situatë rreziku ekstrem", megjithëse nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për paqe këtë pasdite, kanë thënë organizatorët. Machado është parë vetëm një herë në […]

today10/12/2025

Bota

Ekspertët në SHBA votojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm të të sapolindurve kundër hepatitit B

Një panel amerikan i këshilltarëve për vaksinat ka votuar për t’i dhënë fund rekomandimit afatgjatë për vaksinimin e menjëhershëm të të sapolindurve kundër hepatitit B. Komiteti Këshillues për Praktikat e Imunizimit (ACIP) votoi 8 me 3 që vendimi për të vaksinuar foshnjat e lindura nga nëna që kanë rezultuar negative për hepatitin B të bëhet mbi bazë individuale, shkruan BBC. Në qershor, sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i […]

today08/12/2025

Bota

Restoranti korean refuzon klientët që vijnë vetëm, sepse ‘nuk shet vetminë’

Oddity Central raporton se një restorant në Yeosu, Koreja e Jugut, ka shkaktuar polemikë pasi refuzoi të shërbejë persona që donin të hanin vetëm - me një pankartë që thoshte se “nuk shet vetminë”. Restoranti kish vendosur një njoftim për klientët që vijnë vetëm, ku jepeshin katër mundësi “1. Paguaj për dy porcione, 2. Ha dy porcione, 3. Thirr një shok, 4. Eja më vonë me gruan tënde”. Pastaj një […]

today05/12/2025

Bota

Frika nga inteligjenca artificiale i bën studentët në Britani të zgjedhin zanatet që nuk zëvendësohen

Në një treg pune ku inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi dhe ndonjëherë edhe po zëvendëson vendet e punës, studentja Maryna Yaroshenko synon të gjejë një karrierë të qëndrueshme për të ardhmen që ofron stabilitet afatgjatë. Ashtu si një numër i madh i të rinjve në Britani, 18-vjeçarja Yaroshenko zgjodhi një zanat të kualifikuar dhe tani po trajnohet për t'u bërë hidraulike. "Kjo është diçka që IA nuk do ta […]

today02/12/2025

Bota

Në këtë vend evropian, vendosja e rripit të sigurimit nuk është obligim

Duket pothuajse e pabesueshme, por ende ka vende në Evropë ku vendosja e rripit të sigurimit në vetura nuk është e detyrueshme. Një nga to është Monaco, ku përdorimi i rripit nuk kërkohet me ligj, pavarësisht se kufiri i shpejtësisë në rrugët e qytetit është 50 km/h. Çështja e rripave të sigurimit është rihapur së fundmi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Monacos, ku katër nga 24 anëtarët mbështetën propozimin […]

today27/11/2025

Bota

Skulptura e CIA-s me mesazh sekret shitet për 1 milion dollarë

Informacioni i nevojshëm për të deshifruar mesazhin e fundit sekret të pazgjidhur brenda një skulpture në selinë e CIA-s në Virxhinia u shit në ankand për gati 1 milion dollarë. Blerësi do të ketë një takim privat me artistin 80-vjeçar të skulpturës për të shqyrtuar kodet me shpresën për të vazhduar atë që ai ka bërë për dekada të tëra: të bashkëveprojë me detektivë të ardhshëm. Skulptura e James Sanborn […]

today24/11/2025

Bota

Rriten çmimet e kriptovalutave pasi Trump njoftoi për çek 2 mijë dollarësh për secilin amerikan

Çmimet e kriptomonedhave u rritën pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump për një dividend “të paktën 2,000 dollarë” nga tarifat për shumicën e amerikanëve. Në Truth Social, Trump tha se SHBA-ja po gjeneron “triliona dollarë” nga tarifat, që do të përdoren për të ulur borxhin kombëtar dhe për të financuar dividendin. Bitcoin (BTC) u rrit 1.93 për qind mbi 103,000 dollarë, Ether (ETH) 4.75 për qind mbi 3,500 dollarë, […]

today12/11/2025

Bota

Studimi i ri rrëzon pretendimin e Trumpit: Paracetamoli në shtatzëni s’lidhet me autizmin

Një studim i ri nuk ka gjetur lidhje në mes të marrjes së paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut që fëmija të marrë autizmin. Gjetjet u publikuan të dielën në “British Medical Journal”, pasi presidenti amerikan Donald Trump alarmoi muaj më parë duke bërë thirrje për të mos marrë Tylenol (në Evropë njihet si paracetamol) gjatë shtatzënisë për shkak të, siç ka thënë ai, rrezikut se mund të shkaktojë autizëm te […]

today11/11/2025