play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Bota ndryshoi përgjithmonë, 18 vjet nga prezantimi i iPhone të parë

today30/06/2025

Background
share close

Nëse jeni fanatik i telefonave inteligjentë prej kohësh, nuk do t’i harroni disa data.

Më 29 qershor 2007, Apple lansoi iPhone-in e gjeneratës së parë.

Pajisja u prezantua më 9 janar 2007 nga i ndjeri Steve Jobs, por Apple kishte nevojë për kohë për të prodhuar mjaftueshëm njësi.

Në fund të fundit, që kur Jobs zbuloi pajisjen në janar, të gjithë flisnin për iPhone.

Me ekranin me prekje, ishte e qartë se Apple kishte një pajisje që do të ndryshonte botën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në vitin 2007, procesi i blerjes së një iPhone ishte shumë më i thjeshtë se tani.

Disa ditë para prezantimit, njerëzit filluan të prisnin në radhë gjatë natës para dyqaneve të Apple.

Bëhet e ditur se 18 vjet më parë, konsumatorët mund të zgjidhnin midis iPhone me 4GB hapësirë ​​ruajtjeje (499 dollarë) dhe 8GB (599 dollarë).

Dy muaj pas prezantimit, Apple ndërpreu variantin 4GB dhe në shkurt të vitit 2008 u prezantua një tjetër model me 16GB.

Ndërsa shumë njerëz e festojnë 9 janarin si përvjetorin e iPhone origjinal, kjo është vetëm gjysma e historisë.

Është e vështirë të besohet, por 18 vjet më parë ishte vërtet dita kur bota ndryshoi. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%