Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today29/09/2025
Kompania gjermane e automjeteve, BMW, ka njoftuar tërheqjen masive të mbi 196,000 automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një defekti në starterin e motorit.
Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë Rrugore dhe Trafikut (NHTSA), problemi lidhet shkaktim të nxehjes së tepruar dhe shkurtimit të qarkut elektrik, duke rritur rrezikun për zjarr, raportoi Reuters të dielën.
Tërheqja prek disa modele të BMW-së, përfshirë Toyota Supra dhe BMW 230i të vitit 2022.
Kompania ka njoftuar se do të ofrojë zëvendësimin e starterit të motorit pa pagesë për të gjithë pronarët e automjeteve të prekur.
Për të parandaluar rreziqe të mundshme, BMW-ja ka ftuar të gjithë pronarët e automjeteve të prekur të vizitojnë pikat e autorizuara të servisimit, ku do të realizohet zëvendësimi falas i pjesës me defekt.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)