Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për shtensionimin e situatës në veri.
Blinken ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë të rinisin përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e normalizimit të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.
Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se përkrahin procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, por këto tensionime, sipas tij, nuk e ndihmojnë procesin.
Blinken ka reaguar edhe më herët, duke kërkuar nga Kosova që të mos hyjë me forcë në objektet komunale në komunat verore.
Reagimet ndërkombëtare erdhën pas aksioneve të Policisë së Kosovës, më 26 maj, në tri komunat në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, për të siguruar qasjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të këtyre tri komunave.
Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.
Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)