play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Blake Lively pohon se fëmijët e saj janë aq të traumatizuar nga drama me Justinin saqë nuk dalin nga shtëpia

today20/02/2025

Background
share close

Blake Lively pretendon se drama e saj ligjore me Justin Baldonin po shkatërron familjen e saj.

Tashmë dihet se bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, është tashmë shumë i përfshirë në proces gjyqësor, por tani pretendohet se tensioni që po përjeton Blake Lively ka prekur edhe fëmijët e saj – James (10 vjeçe), Inez (8 vjeçe), Betty (5 vjeçe) dhe Olin (2 vjeç).

Në lidhje me këtë, aktorja ka ndryshuar padinë që ka paraqitur në gjykatën federale në New York të martën, duke thënë se ata janë “të traumatizuar nga beteja ligjore”.

Lively pohoi se fëmijët e saj ishin “të çrrënjosur emocionalisht në mënyra që ndikuan ndjeshëm në mirëqenien e tyre, ndërsa ajo luftoi për të kontrolluar dhimbjen e tyre”.

Ajo u ankua gjithashtu se po përjetonte simptoma stresi si ankthi dhe dihet se Ryan Reynolds më herët ishte ankuar se ishte “i prekur” edhe mendërisht dhe fizikisht.

U pretendua se Blake Lively ishte gjithashtu në një gjendje të keqe mendore. Padia shpjegoi se drama që ngjalli vëmendjen e mediave ishte aq intensive sa ajo “përpiqej dhe nuk mundi të ngrihej nga shtrati” për disa ditë.

Sipas mediave të huaja, Lively së fundmi nuk është parë jashtë shtëpisë së saj në New York dhe ka munguar në disa evente të modës, siç është sfilata e Michael Kors, ku merr pjesë normalisht.

Megjithatë, së fundmi ajo mori pjesë në një festë SNL së bashku me Reynolds, ku ata bënë shaka për dramën ligjore me Baldonin. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *