play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Bislimi: Kosova e interesuar të jetë shembull në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

today31/05/2022

Background
share close

Sot kanë filluar Ditët e Konferencës së Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW) 2022, ku qëllimi i kësaj konference është të hedhë dritë mbi mënyrën sesi vendet e Ballkanit Perëndimor mund të kapërcejnë sfidat ekonomike dhe energjetike me të cilat po përballen.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë fjalimit në këtë konferencë, tha që Kosova është e interesuar që të jetë shembull në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është e interesuar që të jetë shembull në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në nivel nacional, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, është e reflektuar në kuadër të agjendës së reformave evropiane, por edhe planit kombëtar të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Tutje Bislimi tha që do të diskutohet në vazhdimësi në kuadër të strukturave të përbashkët mes MSA-së me Komisionin Evropian, në takime të rregullta të nënkomiteteve sektoriale.

“Vlen të theksohet se kjo agjendë po përkthehet në kuadër të strategjive të ndryshme sektoriale, ku po integrohen masat konkrete për të kontribuar në një zhvillim të qëndrueshëm”, tha ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%