play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Bislimi e informon këshilltarin e presidentit të KE-së për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

today08/12/2022

Background
share close

Zëvendëskryeministri për Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka informuar sot Këshilltarin kryesor për Politika të Jashtme të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në njoftimin e qeverisë thuhet, që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në duhet të shkojnë një hap më tutje.

“Në këtë takim, këshilltari i Presidentit Charles Michel, u informua mbi vendimin e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kosova gjendet tashmë në vitin e gjashtë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ka ardhur koha që marrëdhëniet dhe partneriteti me Bashkimin Evropian të shkojë një hap tutje. Kosova ka shënuar progres të theksuar, në fusha kyçe në bashkërendimin dhe përafrimin e standarteve me ato të BE-së si në sundim të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e demokratizimin”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sipas Qeverisë, progresi i arritur dëshmohet edhe nga Raporti për vendin 2022 i Komisionit Evropian.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të paraqitet gjatë muajit dhjetor 2022. /GazetaExpress

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *