Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i Amerikës Joe Biden, ka nënshkruar legjislacionin për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare për Covid-19, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.
Emergjenca kombëtare ka përfunduar një muaj më herët se sa administrata e Biden ka planifikuar. Votimi për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare përpara majit ka bërë që administrata të mbyllë disa nga programet e saj të urgjencës më shpejt gjatë muajve të fundit.
“Që kur Kongresi votoi për përfundimin e Urgjencës Kombëtare më herët se sa ishte parashikuar, administrata ka punuar për të përshpejtuar mbylljen e saj dhe për njoftuar sa më shumë individët e mundshëm të ndikuar”, tha zyrtari, shkruan The Washington Post.
Projektligji për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare e miratoi Senati muajin e kaluar dhe kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve në fillim të këtij viti.
Më shumë se 1.13 milionë njerëz në SHBA kanë vdekur nga COVID-19 gjatë tre viteve të fundit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përfshirë 1,773 njerëz në javën e kaluar.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)