play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar publicistit arbëresh Anselmo Lorecchio

today25/03/2024

Background
share close

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u çel sot ekspozita përkujtimore “In memoriam Anselmo Lorecchio (1903-1966)”, duke sjellë në vëmendje të publikut, në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta, krijimtarinë e publicistit arbëresh.

Lorecchio u shqua si veprimtar i Lëvizjes Kulturore e Politike të Arbëreshëve të Italisë. Mori pjesë në Kongresin Gjuhësor Arbëresh në Koriliano-Kalabro më 1895, ku u zgjodh edhe sekretar i Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, që u themelua atje. Më 1897 kryesoi Kongresin Gjuhësor në Unger (Lungro) të Kalabrisë. Bashkëpunoi me organe të ndryshme të shtypit italian.

Është autor i një vargu artikujsh dhe i disa studimeve për çështjen kombëtare shqiptare, ku është shprehur për vendosjen e marrëdhënieve të gjithanshme italo-shqiptare. U bë i njohur si drejtor i gazetës së përdyjavshme “La nazione albanese” (1897-1924), e cila i bëri jehonë të gjerë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Ai ishte nismëtar për përkthimin dhe botimin italisht të veprës së Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe çdo të bëhetë” dhe i “Historisë së jetës dhe bëmave të Skënderbeut” të M. Barletit.

Është autor i biografive të figurave të njohura të botës arbëreshe, midis të cilave, studimi për F. Krispin, që e quan “shqiptar me zemër e me gjak”. Ai përkrahu idenë e origjinës pellazgjike të shqiptarëve. Autor i librave: “La questione albanese” (“Çështja shqiptare”, 1898); “Il pensiero albanese in raporti agli interesi italiani”, 1904 (“Mendimi shqiptar në raport me interesat italiane”) etj.

Më 2 mars 1922, me propozim të Fan Nolit, ai u caktua përfaqësues i shtetit shqiptar pranë Selisë së Shenjtë. Me ndarjen e tij nga jeta u mbyll edhe gazeta “La nazione albanese”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore të BKSH-së. / atsh / KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%