play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës shpall konkurs letrar për nxënësit në nderim të “Epopesë së UÇK-së”

today23/02/2026

Background
share close

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka shpallur një konkurs letrar për nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta, në kuadër të shënimit të 28-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Konkursi organizohet në shenjë nderimi dhe kujtimi për “Epopesë së UÇK-së”, ndërsa tema e këtij edicioni është pikërisht “Epopeja e UÇK-së”. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta të Republikës së Kosovës.

Nxënësit mund të konkurrojnë në tri kategori të krijimtarisë letrare: ese, poezi dhe tregim. Sipas njoftimit të bibliotekës, krijimet duhet të trajtojnë përmbajtjen e manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”.

Punimet duhet të dërgohen me emrin dhe mbiemrin e autorit/es, emrin e shkollës dhe komunën përkatëse, në adresën elektronike: [email protected].

Afati për konkurrim është nga 20 shkurt 2026 deri më 28 shkurt 2026. Shpallja e tre vendeve të para do të bëhet më 6 mars, në orën 13:00, në hollin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Fituesit do të shpërblehen me dhurata simbolike, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me mirënjohje.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *