Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today28/09/2022
Vendosja e stikerave në xhama të automjeteve, ka ndikuar direkt në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në vendin tonë.
Valon Berisha, drejtor i financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, tregon se sipas të dhënave zyrtare në fund të muajit gusht të këtij viti, numri i policave të shitura është rreth 30 mijë më i lartë në raport me muajin gusht të vitit 2021.
“Padyshim se vendosja stikerave në xhama të automjeteve është një projekt shumë i rëndësishëm që po i jep rezultatet në praktikë. Efekti më i madh do të jetë në fillim të tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm, kur do të fillojë ngjitja e stikerave me ngjyrë tjetër, element ky që vetëm nga pamja e dallon automjetin e paregjistruar me atë të regjistruar”, ka deklaruar Berisha.
Berisha thotë se sektori i sigurimeve në Kosovë, është duke avancuar në raport me shtetet e rajonit.
“Falë menaxhimit të mirë të drejtorit Mazreku, sot Byroja është Institucion model. Sistemi INSUREX sot është më i avancuari në raport me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe më larg”, deklaroi Berisha për Frontonline.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)