play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Bëni vitaminë C pluhur në shtëpi

today19/02/2025

Background
share close

Tashmë e dini që vitamina C ka rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e organizmit dhe për sistemin e imunitetit. Ja si ta bëni vitaminën C në shtëpi dhe të jeni të sigurt që jeni duke e marrë mjaftueshëm

Natyrisht, gjithmonë është opsioni që të blini suplemente të vitaminës C, mirëpo versioni shtëpiak është gjithmonë më i shëndetshëm, aq më parë që nuk ka shtojca sheqeri.

Atëherë, si ta bëni vitaminën C natyrale pluhur?

Është e thjeshtë – thani lëvoren e ndonjë agrumi (limon, portokall, limetë, mandarinë…) dhe lëreni në tabaka që të thahet disa ditë.

Do të jetë e mjaftueshme që të thahet tri deri në katër ditë, ndërkaq nëse thyet kur e mbështillni, do të thotë që është tharë. Pastaj qiteni në blender për të formuar pluhur apo për t’u grirë sa më imët, – transmeton Telegrafi.

Vitaminën C të përftuar në këtë mënyrë mund ta shtoni në ushqim, jogurt, mund ta përzieni me mjaltë (është e shkëlqyeshme për zbutjen e dhembjeve të fytit), ta shtoni në pije smoothie, etj.,

Nëse mendoni përse thjesht të mos e hani atë portokall, në vend që ta grini lëvoren në rende, kjo është përgjigjja: natyrisht që mundeni (dhe duhet) të hani pemë, mirëpo vitamina C është shumë e përqendruar në lëvore sesa në brendi të vetë pemës.

Në 100 gramë lëvore të portokallit gjenden 136 miligram vitaminë C, ndërsa në të njëjtën sasi të pemëve gjenden 71 miligramë vitamina – pra, pothuajse dyfishi!

Me konsumimin e koreve të agrumeve ju do të merrni më shumë vitaminë C sesa me ngrënien e pemëve apo me marrjen e suplementeve.

Mjafton që brenda ditës të merrni një lugë të vogël të vitaminës së këtillë të përgatitur, në mënyrë që të merrni dozën e nevojshme të vitaminës C.

Ajo që gjithashtu është mirë është që, kur e grini lëvoren në rende apo me ndihmën e blenderit e shndërroni në pluhur, afati i kohëzgjatjes është deri në tre muaj nëse e ruani në vend të errët dhe të thatë, ndërkaq deri në gjashtë muaj nëse e mbani në frigorifer ngrirës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *