play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kuriozitete

Bëhet virale videoja e liderëve evropianë me AI në Tiranë

today19/05/2025

Background
share close

Një video e liderëve evropianë – të shfaqur si fëmijë përmes inteligjencës artificiale – e prezantuar në Tiranë të premten, është bërë virale në të gjithë botën.

Në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë u shfaqën të gjithë liderët evropianë të portretizuar si fëmijë tek qeshnin. E të gjithë liderët u panë duke qeshur edhe gjatë transmetimit.

Më shumë se 40 liderë në këtë video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale dëgjoheshin tek thoshin “Mirë se vini në Shqipëri” në gjuhën e vet kombëtare.

Për videon, kanë shkruar mediume të shumta botërore, përfshirë CNN-in e “Politicon”. Teksa CNN-i ka shpërndarë videon, “Politico” ka shkruar se si kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë fjalimit të mëvonshëm ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për videon dhe se e ka bërë të ndihet sërish fëmijë.

E videoja e publikuar në kanalin e kryeministrit Rama në Facebook për një ditë ka marrë gati gjysmë milioni klikime.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *