play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kuriozitete

Bëhet virale kodra në formën e një qeni në Kinë

today26/02/2025

Background
share close

Kur stilisti nga Shangai, Guo Qingshan kishte postuar një foto pushimesh në ditën e Shën Valentinit dhe e kishte titulluar atë “Mali i qenve”, vendi ishte bërë menjëherë një sensacion në Kinë dhe madje kishte krijuar një destinacion turistik.

Guo ishte në një shëtitje teksa vizitonte qytetin e tij të lindjes, Yichang në provincën Hubei të Kinës qendrore në fund të janarit. Kur po rishikonte fotot, ai kishte parë diçka që nuk e kishte vënë re më parë: Një kodër në formë si koka e një qeni të mbështetur në tokë pranë lumit Yangtze, me mjekrën e tij të vendosur në buzë të ujit.

“Ishte kaq magjike dhe e lezetshme. Isha shumë i emocionuar dhe i lumtur kur e zbulova”, ka thënë Guo.

“Qëndrimi i qenushit është sikur po pi ujë, ose po shikon ndonjë peshk. Gjithashtu duket sikur po mbron në heshtje lumin Yangtze”, ka shtuar ai.

Postimi i Guos në aplikacionin kinez të mediave sociale “Xiaohongshu”, ose RedNote, mori 120,000 pëlqime brenda 10 ditëve. Në platformën mediatike Weibo, hashtag #xiaogoushan – kinezisht për “Puppy Mountain”, tërhoqi miliona shikime.

Pronarët e qenve kanë filluar të postojnë foto të qenve të tyre për të parë se cili prej tyre kishte ngjashmërinë më të afërt.

Shumë njerëz kanë udhëtuar drejtpërdrejt në vendndodhjen në Yichang për të parë vetë kodrën dhe disa madje kishin sjellë qentë e tyre për të bërë foto.

Kodra ndodhet në qarkun Zigui të Yichang, ndërkaq lumi Yangtze, lumi më i gjatë në Kinë dhe lumi i tretë më i gjatë në botë, rrjedh nëpër atë zonë malore./Koha

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *