Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Bashkimi Evropian në Kosovë ka lansuar të martën fushatën “Made of Us –EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Kësisoj, përgjatë 42 ditëve, blogerët nga shtete të ndryshme do të përshkojnë qindra kilometra me makinë për të sjellë storiet lokale. Ata do t’i vizitojnë disa qytete e fshatra.
“Ne kemi vizituar vende unike, kemi takuar njerëz të ndryshëm, përmes rrugës. Ky projekt është testament i bashkimit të njerëzve, të storieve të ndryshme. Nga sot Albi dhe Brian do të udhëtojnë nëpër Kosovë për 1 javë, në shumë qytete dhe fshatra”, tha Bianciardi.
“Sot do të fillojmë nga Prishtina, do të shkojmë në Gjakovë, Prizren. Çdo gjë është planifikuar”, tha Rocca.
Ndërsa Alb Muhaxhiri tha se homologut të tij holandez do ta njoftojë për mikpritjen e njerëzve.
“Përveç natyrës, unë do ta njoftoj Brianin me mikpritjen e njerëzve, do ta dërgojë në Gjakovë për të ngrënë samuna me suxhuk. Ti do t’i duash ata”, tha Muhaxhiri./EO
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)