Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today03/02/2026
Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për moskonfirmimin e rezultateve të Listës Serbe në zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe ka kërkuar që të depolitizohet puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së duke komentuar moskonfirmimin e Listës me emrat e deputetëve të zgjedhur nga ky subjekt politik.
“BE shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e rezultatit final për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në këtë prononcim të BE-së. “BE-ja përsërit thirrjen për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit vëzhgues të zgjedhjeve dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”.
Më tej, zëdhënësi i BE-së përsërit edhe thirrjen për legjislaturën e ardhshme të Kosovës që të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në dhe të ratifikojë Planin e Rritjes.
“Është me rëndësi që të gjithë deputetët e zgjedhur të marrin ulëset e tyre në Kuvendin e ri të Kosovës. BE rikujton se legjislatura e ardhshme e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në dhe të ratifikojë marrëveshjet nga Plani i Rritjes, që është në pritje, në dobi të popullatës së Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)