play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

BE-ja pritet të heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035, prezantohet plani

today17/12/2025

Background
share close

Komisioni Evropian ka paraqitur një plan për të hequr ndalimin efektiv të shitjes së veturave të reja me motorë me djegie nga viti 2035, pas presionit të industrisë automobilistike evropiane. Vendimi, që ende duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, shënon tërheqjen më të madhe të BE-së nga politikat e saj të gjelbra vitet e fundit.

Sipas propozimit, do të lejohet vazhdimi i shitjes së disa mjeteve jo plotësisht elektrike, përfshirë hibridet plug-in dhe modelet me “range extender”. Objektivi do të ndryshojë në ulje prej 90% të emetimeve të CO₂ deri më 2035, në vend të kërkesës aktuale për zero emetime për të gjitha veturat dhe furgonët e rinj, raporton Reuters.

Prodhuesit do të duhet të kompensojnë emetimet e mbetura përmes përdorimit të çelikut me karbon të ulët të prodhuar në BE dhe karburanteve sintetike apo bio-karburanteve. Afatet për uljen e emetimeve deri më 2030 gjithashtu do të zbuten.

Industria automobilistike, veçanërisht në Gjermani dhe Itali, e ka përshëndetur fleksibilitetin, ndërsa organizatat mjedisore paralajmërojnë se ky hap mund të dëmtojë investimet në automjete elektrike dhe ta lërë Evropën prapa Kinës në garën globale të EV-ve.

Komisioni po ashtu propozon masa për të nxitur përdorimin e automjeteve elektrike në flotat e kompanive dhe krijimin e një kategorie të re për EV-të e vogla, me rregulla më të lehta dhe stimuj shtesë nëse prodhohen në BE.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *