play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III

today27/05/2022

Background
share close

Bashkimi Evropian dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar sot në Prishtinë zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA) të miratuar nga Komisioni Evropian.

Bislimi nënshkroi FFPA-në, e cila, pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë ndihmë të mëtejshme teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Ajo mbulon programet vjetore të IPA-s për periudhën 2021-2027 dhe do të mundësojë miratimin e menjëhershëm të fondeve të IPA 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milionë euro.

“Ne do të përdorim financimin e IPA III për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë. Financimi gjithashtu do të drejtohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës për të përmbushur standardet e BE-së dhe për t’iu përgjigjur shpejt nevojave urgjente ekonomike, shëndetësore apo sociale, për të mbrojtur mjedisin në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE”, tha Szunyog.

Kosova filloi të përfitojë nga financimi IPA në vitin 2007. Që atëherë, dhe deri në fund të vitit 2022, gjithsej 1.21 miliardë euro i janë ndarë Kosovës përmes IPA I dhe IPA II.

“Fondet e para-anëtarësimit të BE-së ofrojnë një shtysë shumë të rëndësishme për të plotësuar progresin tonë të vazhdueshëm në reformat e lidhura me BE-në. Fondet IPA III do të përdoren për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe reformat e brendshme, si dhe për të mbështetur investimet e nevojshme për zbatimin e reformave brenda Agjendës së Reformës Evropiane, Strategjia Zhvillimore Kombëtare dhe strategjitë sektoriale me fokus punësimin e të rinjve, energjinë, mjedisin, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ndër shumë fusha të tjera”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Më shumë për asistencën IPA III mund të gjeni në: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/enlargement-policy/overvieë-instrument-pre-accession-assistance_en

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%