play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Bateritë e telefonave së shpejti mund të zgjasin 10 për qind më shumë

today05/10/2023

Background
share close

Bateritë litium-jon janë ende objekt i kërkimeve të vazhdueshme, në një përpjekje nga ekspertët për të përmirësuar performancën e pajisjes.

Si pjesë e këtyre përpjekjeve, studiuesit në Universitetin Dalhousie në Kanada kanë zbuluar një zgjidhje të re me kosto efektive për të zgjatur jetën e baterisë.

Ata zbuluan se shiriti polietileni tereftalat (PET), i cili mban të gjithë përbërësit e baterisë së bashku, është i prirur të shpërndahet për shkak të reaksioneve kimike në bateri. Kjo jo vetëm që redukton kapacitetin e baterisë me kalimin e kohës, por gjithashtu rezulton në humbje të konsiderueshme të energjisë kur nuk përdoret.

Ekipi hulumtues u fokusua në zëvendësimin e shiritit polietileni tereftalat (PET) me shirit polipropileni (PP) si material lidhës për montimin e qelizave të baterisë.

Rezultatet ishin mbresëlënëse – rezultoi se performanca e një baterie të tillë ishte më e mirë me 10 për qind, ndërsa shkarkimi kur bateria nuk ishte në përdorim u zvogëlua deri në 70 për qind.

Edhe pse ky hulumtim duhet të verifikohet edhe një herë, fakti që shiriti PP kushton pothuajse njësoj me shiritin PET të përdorur deri më tani, mund të sjellë një “revolucion” të vogël të vërtetë në fushën e elektronikës, raporton uebfaqja Android Headlines.

Potenciali për të zgjatur ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë dhe për të reduktuar vetë-shkarkimin, së bashku me kosto-efektivitetin, mund të inkurajojë markat kryesore që të miratojnë shpejt shiritin PP, duke zgjatur kështu jetën e pajisjeve të reja. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%