play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Barack Obama po planifikon ta blejë klubin e njohur sportiv

today27/10/2022

Background
share close

Barack Obama njihet si një pasionant i madh i sportit, posaçërisht i basketbollit.

Dhe, ish-presidenti amerikan ka mundësi të futet edhe vetë në botën e basketbollit.

Sipas mediave amerikane, Obama dhe një grup investitorësh, ku ai bën pjesë, mund ta blejë klubin e basketbollit amerikan, Phoenix Suns, përcjell “Gazeta Express”.

Revista amerikane “Forbes” shkruan se Obama me shokë i kanë vënë në dispozicion 2.5 deri në 4 miliardë dollarë për ta blerë klubin e NBA-së.
Sidoqoftë, edhe nëse i blejnë vetëm 40 për qind të aksioneve, ata do të bëhen pronarë të rinj dhe vendimmarrës.

Me këtë rast, Obama, i cili është parë disa herë duke luajtur edhe vetë basketboll, do të bëhej lideri i ri i klubit Phoenix Suns.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%