Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/07/2022
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se është duke nisur një proces i ri i shtrenjtimit të sërishëm të rrymës.
Bajrami tha në Kuvend se nuk kishin pritur që Kosova të përballet me një krizë të re energjetike në verë, ndërsa e pyeti kryeministrin se ku është problemi.
“Dje në media u raportua se KESCO, kompania e faturimit, ka bërë kërkesë për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Po fillon edhe një proces tjetër, edhe një cikël tjetër i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike”, tha ajo.
Ajo i kërkoi kryeministrit që t’i garantojë qytetarët se nuk do të ketë sërish shtrenjtim të rrymës.
“Edhe një ngritje tjetër në faturat e energjisë elekrike do t’i gjunjëzonte qytetarët dhe bizneset”, tha Bajrami.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)