play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Avokati i Popullit tregon ankesat më të mëdha të qytetarëve të Kosovës

today09/01/2023

Background
share close

Mbi 1500 ankesa nga qytetarët janë deponuar në Institucionin e Avokatit të Popullit. Edhe gjatë vitit të kaluar, numri më i madh i ankesave flet për mohimin e të drejtës për gjykim të drejtë dhe zvarritje të procedurave gjyqësore. Institucionet nuk kanë implementuar as gjysmën e rekomandimeve që janë nxjerrë, derisa 69% e tyre janë në pritje të zbatimit.

Në intervistën për KosovaPress, Avokati i Popullit deklaron se viti i kaluar ka qenë sfidues me shumë raste që cenojnë të drejtat e njeriut. Naim Qelaj flet edhe për çështjen e të drejtës për jetë, gjendjen e personave me aftësi të kufizuara dhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në fillim të vitit 2022, në Kosovë u vra një grua nga bashkëshorti i saj, për çka Qelaj thotë se janë cenuar ndjeshëm të drejtat e njeriut.

“Ka qenë vit sfidues, kjo për faktin se qysh në fillim të vitit patëm disa raste që cenuan ndjeshëm të drejtat e njeriut. Filloi viti me një vrasje të gruaje nga bashkëshorti i saj, pastaj pati shumë zhvillime në komplet shoqërinë tonë që ndikuan drejtpërdrejt edhe në punën tonë dhe nuk arritëm në mënyrë të duhur t’i përmbahemi agjendës dhe planifikimeve që i kishim bërë prej vitit parapak”, thotë ai.

“Kryesisht tema që kemi trajtuar gjatë këtij viti mund t’i ndajë ose grupuar në tri çështje më kryesore, e para ka të bëjë me të drejtën për jetë, mbrojtjen nga dhuna në familje si rezultat i vet situatës që u krijua nga rasti i vrasjes së gruas në Llaushë, pastaj dhe në fund të vitit me dy raste tragjike që e tronditën krejt shoqërinë, e në këtë rast edhe neve si institucion i Avokatit të Popullit. Çështja e dytë që kemi trajtuar ose segmenti i dytë me të cilin jemi marrë shumë ka të bëjë me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara, respektimin e të drejtave të tyre, duke iu bashkangjitur fushatës me të cilën u shpall ky vit, si vit i aftësisë së kufizuar. Ideja ka qenë me qenë më afër qytetarëve, vet personave me aftësi të kufizuara, kemi arritur të organizojmë diku rreth 13 tryeza në qendra të ndryshme të Kosovës”, shton Qelaj.

Avokati i Popullit ka thënë se ka defekte edhe në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nga vetë zyrtarët që janë kompetentë për ta bërë një gjë të tillë.

“Fusha e tretë ku jemi marrë shumë këtë vit është analizimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në fakt duke analizuar këtë ligj ne kemi analizuar vet aspektin e diskriminimit duke mbajtur kontakte me shoqërinë civile, me organizata dhe me institucione që janë të ngarkuar për të zbatuar këtë ligj. Edhe këtu kemi parë që ka shumë defekte në zbatimin e këtij ligji, duke filluar nga informimi i publikut për përmbajtjen që ka ky ligj, për të drejtat që siguron dhe garanton, për mekanizmat për t’i trajtuar rastet e diskriminimit e deri tek pjesa e vet informimit apo vetëdijesimit të vet zyrtarëve që janë kompetentë për të zbatuar ligjin, siç janë gjykata, organet administrative dhe organet e tjera e duke përfshirë pozitën edhe të vetë zyrtarëve për mbrojtjen nga diskriminimi dhe barazi gjinore”, shprehet ai.

Në intervistën për KosovaPress, Qelaj flet edhe për rastet e ankesave që janë dorëzuar në Institucionin e Avokatit të Popullit, për çka ka thënë se prijnë rastet e zvarritjeve të procedurave gjyqësore.

“Janë ushtruar 1514 ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit. Struktura për nga aspekti racional është e përafërt me strukturën e demografike që ka popullata. Vërehet një tendencë në rritje të ushtrimit të ankesave nga komunitetet jo-shumicë, gjë që neve na bën me u ndje mirë për faktin se gëzojmë besueshmëri edhe tek qytetarët e komuniteteve tjera. Ndërsa, listës së pretendimeve se cila e drejtë u është cenuar vazhdon me i pri si çdo vit tjetër për nga numri ankesat për mungesën e së drejtës apo mohimit të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm që lidhen kryesisht me zvarritje të procedurave gjyqësore”, deklaron Qelaj.

Ankesat e qytetarëve kanë të bëjnë edhe me të drejtën për mjet juridik, të drejtën e punës dhe ushtrimit të profesionit, mbrojtjen shëndetësore, të pronës dhe pabarazinë e ligjit.

Nga rekomandimet që ka nxjerrë Avokati i Popullit, vitin e kaluar nuk janë zbatuar as gjysma e tyre.

“Është një rënie e lehtë në krahasim me vitin e kaluar, besoj që vitit 2021, ka qenë viti rekord i zbatimit sepse ka pasur një rritje prej 10 për qind nga vitit 2020. Këtë vit kemi një përqindje shumë pak më të ulët se sa në vitin e kaluar…Implementimi ka arritur në nivelin e zbatimi të plot në 29 për qind të rekomandimeve dhe 68 për qind janë në pritje të implementimit. Autoritetet janë zotuar, kanë paraqitur një plan të veprimit se si do i zbatojnë rekomandimet e avokatit, që është një pasqyrë vërtetë inkurajuese dhe shpresëdhënëse”, thekson ai.

Nga këto rekomandime, prej tyre janë 13 raste të hetimeve nga ankesat e qytetarëve dhe mbi 100 letra-rekomandime.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%