play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Avokatët e P Diddy paraqitën një kërkesë të katërt për lirimin e tij

today12/11/2024

Background
share close

Avokatët e Sean Diddy Combs kanë paraqitur një kërkesë të katërt për lirimin me kusht, duke kërkuar që reperi të dalë përpara gjyqit të tij.

Në kërkesën e dorëzuar më 8 nëntor, ekipi juridik i të akuzuarit P Diddy tregon prova të reja që i konsiderojnë të mjaftueshme për lirinë e përkohshme të tij, shkruan People, transmeton Telegrafi.

Videoja, e cila tregon P Diddy duke sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Cassie Ventura, është filmuar në Los Angeles tetë vjet më parë.

“Videoja nuk është dëshmi e një akti seksual të detyruar, por është një përfaqësim i një marrëdhënieje komplekse, por dhjetëvjeçare, vullnetare mes Combs dhe viktimës”, thanë avokatët e tij.

Sipas prokurorisë, Diddy sulmoi Cassie Venturën në një hotel në Los Angeles në vitin 2016. Ndërsa ajo po përpiqej të futej në ashensor, ai e kapi nga koka dhe e goditi në dysheme.

Pas kësaj, ai dyshohet se e ka goditur me shkelma teksa ajo ishte shtrirë e palëvizur në tokë dhe më pas e ka çuar me forcë në dhomën e tyre të hotelit.

Kujtojmë se Cassie ka ngritur më parë një padi kundër Combs, duke e akuzuar atë për abuzim fizik dhe seksual prej vitesh. Sipas pretendimeve të saj, gjithçka ka nisur në vitin 2005, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe.

Gjatë lidhjes së tyre, Ventura pohoi se Combs e kontrollonte, e abuzonte, madje e detyronte të bënte seks me prostitutat ndërsa ai filmonte skenat. Ajo pretendon gjithashtu se është dhunuar fizikisht dhe droguar. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%