Abuzimet me Programin e Trajtimit Mjekësor, Qeveria paralajmëron hetime
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mbi abuzimet me fondet e Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJIShP). Qeveria thotë se do t’u ofrojë bashkëpunimin organeve të drejtësisë për hetimin e të gjitha rasteve të nxjerra publikisht lidhur me keqpërdorimet dhe abuzimin në emër të pacientëve që janë trajtuar jashtë vendit, përmes Programit të Trajtimit Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Në reagimin e saj, Qeveria thotë se […]