play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

Australia ndalon Redditin për fëmijët nën moshën 16-vjeçare

today05/11/2025

Background
share close

Forumi i njohur Reddit i është shtuar listës së mediave sociale të ndaluara në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Platforma e transmetimeve të drejtpërdrejta, Kick, i është shtuar listës gjithashtu, duke bërë që numri i faqeve të ndaluara të shkojë në nëntë. Këtu përfshihet edhe Facebooku, X, Snapchati, TikToku, YouTube, Instagrami dhe Threadsi.

Nga 10 dhjetori kompanitë teknologjike do të dënohen deri në 50 milionë dollarë australian nëse nuk marrin hapat e duhur për të deaktivizuar llogaritë ekzistuese për personat nën moshën 16-vjeçare dhe t’i ndalojnë ata që duan t’i hapin.

“Ndalimi i qasjes së fëmijëve në rrjetet sociale do t’u japë atyre kohën që të mësojnë dhe të rriten, të çliruar nga forcat që dëmtojnë ata”, ka thënë komisionerja e Australisp për Sigurinë Elektronike, Julie Inman Grant.

Shërbimet e mesazheve Discord dhe WhatsApp dhe platformat e lojërave Lego Play dhe Roblox nuk do të përfshihen, as Google Classroom dhe YouTube Kids.

Nuk është e qartë se si kompanitë do ta zbatojnë ndalimin, i cili po monitorohet nga afër nga liderët globalë, por disa nga metodat e mundshme përfshijnë përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit, miratimin prindëror dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *