play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Ato mund të shihen ende në Stamboll: Pse osmanët ndërtuan shtëpiza për zogjtë?

today12/04/2023

Background
share close

Në botën myslimane, zogjtë janë simbol i mirësisë, lumturisë dhe lirisë

Perandoria Osmane zgjati gjashtë shekuj dhe për një kohë të gjatë ishte perandoria më me ndikim në botë, e cila i mbajti të gjithë fqinjët e saj të frikësuar.

Edhe pse sot shumë historianë theksojnë se ajo shquhej për mizorinë dhe fanatizmin e saj ekspansionist, nënshtetasit e saj lanë pas një traditë shumë të bukur të ndërtimit të shtëpizave për shpendët.

Mund të duket e pabesueshme, por bota myslimane ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me zogjtë. Për ta zogjtë ishin simbol i mirësisë, lumturisë dhe lirisë që Allahu ua premtoi pas vdekjes, transmeton Telegrafi.

Përgjatë historisë, shumë personalitete ndërtuan pjesë të veçanta vetëm për zogjtë në oborret e shtëpive të tyre, ndërsa vetë Sulltan Abul Azizi i donte aq shumë, saqë mysafirë dhe ambasadorë të shumtë sollën tek ai nga e gjithë bota.

Traditën e ndërtimit të strehimoreve për shpendët e nisën turqit selxhukë dhe pastaj osmanët. Me kalimin e kohës, gjithçka mori forma më madhështore, kështu që së shpejti mund të gjeje shtëpiza të vërteta të varura nga muret e ndërtesave më të mëdha nëpër qytetet më të mëdha të perandorisë.

Ato ishin aq të mëdha sa mund të jetonin deri në disa tufa, kryesisht pëllumba, dallëndyshe. Ato kishin disa nivele dhe ishin zbukuruar me ornamente dhe detaje tjera, prandaj shumë thoshin se ato ishin bërë vetëm për të fituar favorin e perëndive për ata që i ndërtonin.

Sot, këto ‘pallate’ përfaqësojnë një atraksion turistik dhe mund të shihen në çdo shesh të madh të Stambollit, si një kujtesë e disa kohëve të kaluara. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%