play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

ATK: Në shtatëmujorin e parë 62.4 milionë euro, apo 12.1% tatime më shumë

today07/08/2024

Background
share close

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se është shënuar rritje e konsiderueshme e të hyrave tatimore për periudhën janar-korrik 2024, e cila është në vlerë 577.3 milionë euro.

Sipas ATK-së këto shifra tregojnë rritjen e performancës në mbledhjen e të hyrave tatimore nëse bëjmë krahasimin me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për të cilën shohim se rritja është për 62.4 milionë euro apo 12.1% tatime.

“Janë realizuar një sërë reformash strukturore dhe administrative, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave. Digjitalizimi ose automatizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetarëve, përveç që ka ndikuar në rritjen e deklarimit vullnetar, kjo ka ndihmuar edhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në mbledhjen e tatimeve”, njofton ATK, përcjell Telegrafi.

Sipas ATK-së, janë zhvilluar fushata intensive për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e pagesës së tatimeve dhe përfitimet që sjellin për shoqërinë tonë.

“Prioritet i aktiviteteve të autoritetit tatimor mbetet luftimi dhe parandalimi i ekonomisë jo-formale, për të cilën kemi intensifikuar përpjekjet për të luftuar evazionin fiskal përmes kontrolleve më të rrepta. Këto masa kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe në krijimin e një klime më të drejtë konkurruese”.

Më tej thuhet se “rezultatet e këtyre përpjekjeve janë të dukshme. Të hyrat tatimore kanë shënuar rritje, duke kapërcyer nivelin e planifikuar dhe duke siguruar burime të rëndësishme financiare për realizimin e projekteve publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët tanë”.

ATK thotë se kjo arritje është një sinjal i qartë i angazhimit tonë për të krijuar një sistem tatimor të drejtë dhe të qëndrueshëm, i cili përmbush nevojat e shtetit dhe ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%