play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Askush si Nottingham Foresti: 17 transferime vetëm në këtë afat kalimtar

today29/08/2022

Background
share close

Nottingham Forest ka përfunduar transferimin huazues të Renan Lodit, i cili është nënshkrimi i tyre i tetëmbëdhjetë i verës.

Lojtari 24-vjeçar përfundoi kalimin e tij në Forest të hënën pasi iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor të suksesshëm në klub dje.

Atletico Madrid lejoi që mbrojtësi i majtë të largohej pasi po e transferon asin e Tottenhamit, Sergio Reguilon si zëvendësues të tij.

Dhe huazimi i Lodit do t’i kushtojë Forestit pesë milionë euro një opsion prej 25 milionë për të blerë, që është përfshirë në transferimin nga Atletico.

Duke folur për këtë lëvizje, Lodi tha: “Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu, Forest është një ekip i jashtëzakonshëm në futbollin anglez dhe një klub shumë i madh”.

“Jam shumë i emocionuar për mundësinë dhe mezi pres të filloj stërvitjet, të takoj shokët e mi të skuadrës dhe të bëj një seri ndeshjesh. Ndihem shumë i lumtur sot”.

Lodi mbërrin në Forest pas blerjes së shtatëmbëdhjetë yjeve të tjerë këtë verë.

Transferime të tjera janë si Morgan Gibbs-White, Emmanuel Dennis, Taiwo Awoniyi, Neco Williams, Orel Mangala, Remo Freuler, Moussa Niakhaté, Omar Richards, Lewis O’Brien, Giulian Biancone, Harry Toffolo, Hwang Ui-jo, Cheikhou Kouyaté, Jesse Lingard, Wayne Hennessey, Dean Henderson. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *