play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

ASK publikon nivelin e pagave në Kosovë për vitin 2021

today27/05/2022

Background
share close

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, në të cilën thuhet se te sektori publik vërehet një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur për arsye se në vitin paraprak (2020) ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë.

Sipas tyre, te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim.

“Te sektori publik (pagat që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës) vërehet një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin paraprak, e cila ka ardhur për arsye se në vitin paraprak (2020)ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë. Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se në vitin 2021, pagat mesatare bruto në Kosove ishte 484 euro, derisa në vitin 2020 ishte 466 euro.

“Pra, kishte një rritje prej 18 eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 202 ishte 432 euro, krahasuar me vitin 2020 që ishte 416 euro, një rritje prej 16 eurosh në vitin 2021.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte 407 euro, derisa në vitin 2021 ishte 612 euro, duke u rritur për 205 euro, ndërsa, paga mesatare neto nga 366 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në542 euro në vitin 2021.Një rritje prej 176 eurosh”, thuhet tutje në njoftim.

Sa i përket sektorit të ndërmarrjeve publike, paga mesatare bruto në vitin 2012 ishte 561 euro, derisa në vitin 2021 ishte 768 euro.

“Paga mesatare neto nga 502 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 680 euro në vitin 2021”.

Ndërkaq, paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2021 ishte 419 euro, derisa në vitin 2020 ishte 380 euro.

“Pra, kishte një rritje prej 39 eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto në vitin 2021 ishte 376 euro, krahasuar me vitin 2020 e cila ishte 342 euro. Pra, një rritje prej 34 eurosh.

“Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat. Paga mesatare bruto në vitin 2021, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike,gaz,avull dhe ajër të kondicionuar (949 euro); dhe Informim dhe komunikimi(757 euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (281 euro)”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%