Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today20/04/2026
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përfaqësuar nga Ardian Gola dhe Emilija Rexhepi, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili po mbahet nga sot deri më 24 prill në Strasburg.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, ata do të marrin pjesë në punimet e sesioneve, mbledhjet e komiteteve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të APKE-së, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se sot, në kuadër të sesionit, pritet të zhvillohet edhe debati për raportin mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
“Ky raport është përgatitur nga delegacioni vëzhgues i APKE-së, i cili ka zhvilluar dy misione vëzhguese, një gjatë ditës së zgjedhjeve, më 28 dhjetor 2025 dhe një mision pas zgjedhor, të realizuar të premten e javës së kaluar, me 17 prill 2026”, thuhet në njoftim.
Në këtë debat, krahas folësve të tjerë, pritet që edhe nënkryetari Gola t’u drejtohet anëtarëve të asamblesë, duke paraqitur vlerësimet për procesin e fundit zgjedhor në Kosovë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)