Fahredin Spahija boton librin “Shpirti Dervish”, promovohet më 18 nëntor në Shkodër
Fotografi i njohur, Fahredin Spahija së fundi ka botuar librin e tij “Shpirti Dervish”, që fillimisht ishte hapur si ekspozitë personale e tij në KultPlus Caffe Gallery. Gjithsej 50 fotografi kanë përmbledhur punën 20 vjeçare të fotografit Spahija përgjatë ritualeve të dervishëve në Kosovë dhe Shqipëri, e që shpalosen nëpërmjet portreteve, shkruan KultPlus. Libri “Shpirti Dervish” nisë me parathënien e poetit të mirënjohur, Fahredin Shehu dhe me botues Alphabet JH. […]