play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Arsyeja pse duhet t’i ngritni duart në ajër pas një dite të lodhshme

today16/02/2024

Background
share close

Ne e dimë se çfarë duan njerëzit në fund të një dite të gjatë dhe të lodhshme?

Të rehaton në divan ose të qëndrojnë ulur në një karrige, teksa i ngrenë duart në ajër. Nëse edhe ju e bëni këtë gjë, madje e keni kthyer në një zakon, ekspertët mendojnë ka një arsye biologjike që fshihet pas saj.

Sipas mjekut, Karan Raj ky veprim mund të jetë një formë rehatie ose në fakt diçka që thyen tensionin fiziologjik në muskujt e qafës ose të shpatullave, duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut dhe duke minimizuar shtypjen e nervave, shkruan HuffPost.

Por, mund të jetë edhe një formë e sjelljes vetë-simuluese për të cilën mjeku thotë se ndihmon në rregullimin e aspektit ndijor ose zvogëlimin e mbingarkesës shqisore që e çon një person drejt relaksit të plotë.

Nëse jeni të prirur ta bëni këtë ndërsa jeni shtrirë në shtrat, mjeku Raj thotë se kjo ndodh për shkak se trupi juaj mund të përvetësojë automatikisht këtë pozicion rehatie për t’ju ndihmuar të qetësoheni ose të flini.

Ai tha se nëse prireni ta bëni këtë shpesh, kjo kthehet në një sjellje të mësuar që ju e lidhni menjëherë me rehatinë, duke e marrë atë thjesht si një buton “relaksi” dhe qetësie, citon Anabel.

Cilado qoftë arsyeja se pse e bëni këtë veprim, në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe ta praktikoni! /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *